Aleanca e PD-së me qytetarët, Bardhi: Pakt për mbrojtjen e zgjedhjeve – A2

Aleanca e PD-së me qytetarët, Bardhi: Pakt për mbrojtjen e zgjedhjeve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se për të mbajtur pushtetin kriminal, është i gatshëm të sakrifikojë rendin kushtetues.

Partia Demokratike mbledh sot pasdite Këshillin Kombëtar, ku do të diskutohet krijimi i Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në 61 bashkitë në vend. 

“Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë dhe përdor SHISH-in kundër kundërshtarëve politikë. Me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si e gjithë Evropa, po krijojmë aleancën e vlerave me qytetarët për mbrojtjen e demokracisë dhe rendit kushtetues. Ne do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të shtetit të së drejtës”, tha Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2