Anulimi i “30 qershorit”, Alibeaj: Të pritet Kushtetuesja ose dialog politik

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 09:00 në A2 CNN, nga ku foli për zhvillimet më të fundit politikë në vend dhe konkretisht për anulimin nga Presidenti Meta të datës 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Alibeaj dha dy rrugët që sipas tij janë zgjidhjet e situatës që ka përfshirë vendin. Ai thotë se mund të pritet kthimi në funksion i Gjykatës Kushtetuese ose dialogu politik.

“Do të duhet pritur Gjykata Kushtetuese për ta zgjidhur. Së dyti, ka një rrugë tjetër. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një ngjarje e sigurt, por nuk e dimë kohën se kur mund të bëhet. Aq sa e njoh të drejtën kushtetuese, edhe nëse ne do të kishim sot Gjykatën Kushtetuese, ata do të thoshin që është kompetencë e Presidentit të dekretojë apo të çdekretojë një datë zgjedhjesh. Kjo, duke u bazuar në motivet që Presidenti ka renditur. Presidenti ka thënë: Gjeni gjuhën e mirëkuptimit. Dialog politik. Kushte mes aktorëve për të krijuar ambientin e qetë publik mes shqiptarëve për të votuar. Këtu nuk ka asgjë të pakapërcyeshme. Pse duhet të japë dorëheqjen Edi Rama. Pse, ky kryeministër nuk e japka dorëheqjen? Jo si tekë e kërkesës së opozitës, por për shkak se u bë së paku nga 2017-ta, me një seri episodesh, ku provohet qartë, se 10 me 0 banda e Avdylajve, nuk e bënte për ndokënd tjetër, por e bënte për atë: Edi Ramën”, tha Alibeaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2