Anulimi i datës së zgjedhjeve, DASH po vlerëson situatën “në zhvillim e sipër”

Departamenti Amerikan i Shtetit po ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit. Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Kështu tha një zëdhënësi i DASH për Zërin e Amerikës, i pyetur lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njëjtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë. Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN