Balla, mesazh Metës: Nuk keni asgjë në dorë lidhur me datën e zgjedhjeve të dekretuar prej Jush

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist, iu përgjigj në Facebook Presidentit Ilir Meta, pas konferencës për shtyp të këtij të fundit pasditen e së martës, ku ritheksoi se zgjedhjet do të mbahen në një datë të mëvonshme.

“Zoti President, ju nuk keni asgjë në dorë lidhur me datën e zgjedhjeve të dekretuar prej Jush. ZGJEDHJET DO TË MBAHEN MË 30 QERSHOR, në respekt të plotë të dekretit të nxjerrë prej Jush në respekt të detyrimit kushtetues që keni”, shkruan Balla në rrjetin social.

“Ndërsa çdekreti Juaj është një lajthitje antikushtetuese, që meriton të gjithë vëmendjen e Parlamentit, të cilën do ta keni të plotë të enjten, ku do të miratojmë edhe Rezolutën përkatëse lidhur me lajthitjen në fjalë”, shtoi Balla.

Shkarkoni aplikacionin e A2