Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Debati për Kosovën në OKB, "aksioni në Veri ishte legjitim, situata e brishtë"

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 18:46 | Kosova

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë sërish të brishta. Ky ishte konkluzioni kryesor i raportit të shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin për punën tremujore të këtij misioni në Kosovë. Në mbledhjen Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, përmes video konferencës, ai u fokusua dhe tek aksioni në Veri të vendit duke kritikuar autoritetet e Prishtinës për arrestimin e një zyrtari të OKB-së.

“Misioni ynë përkrahë të gjitha përpjekjet e institucioneve të Prishtinës në aksionet kundër krimit të organizuar. Vazhdimisht shqyrtoj prioritetet e misioneve por më duhet mbështetja juaj që kjo të bëhet në mënyrë efikase”, deklaroi shefi i misionit UNMIK në Kosovë, Zahir Tanin.

Atij iu përgjigj ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, e cila bëri me dije se shtetasi rus, pjesë e misionit të OKB-së në Kosovë, përdori automjetin zyrtar për të penguar operacionin e policisë.

Zahir Tanin

“Ai ka përdorur automjetin për të transportuar një motosharrë, e cila është përdorur për të prerë drurët që janë hedhur në rrugë për të parandaluar kalimin e Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ai qëllimisht ka vendosur automjetin e tij para këtyre drunjve për të përforcuar barrikadat”, deklaroi ambasadorja.

Ndërsa ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, akuzoi autoritetet e Kosovës se po përgatisin një sulm në veri. Për të ndaluar një gjë të tillë ai kërkoi ndihmën e KFOR-it. Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB tha se operacioni i policisë në veri ishte legjitim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë