Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dorëzohen librat në përdorim, dhjetëra orë e goma për të fshirë detyrat e fëmijëve

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 19:34 | Sociale
Dorëzohen librat në përdorim, dhjetëra orë e goma

Kanë ditë që fshijnë detyrat e një viti shkollor në libra. Vetë nxënësit, prindërit e deri tek gjyshërit, janë vënë në punë për të pastruar faqe për faqe çdo shënim nga tekstet e fëmijëve.

Pas 9 muajsh përdorim duhet t’i kthejnë sërish librat, por pa shënime. “10 ditë kam fshirë, janë shumë faqe”, tregon një djalë.

Por, një ditë para mbylljes së shkollës ka ende nxënës që nuk kanë arritur t’i pastrojnë të gjithë librat. E nëse për fëmijët ka qenë një detyrë e lodhshme, për prindërit një punë e pakuptimtë dhe pa rezultat.  

Pas orësh të tëra përpjekje dhe dhjetra goma të harxhuara, gjurmët e shënimeve janë ende mbi libra, madje në disa raste nuk pastrohen. Për këtë arsye, prindërit refuzojnë që vitin tjetër fëmijët të marrin tekste të përdorura.

Por, Ministria e Arsimit bën të ditur se është detyrim që në fund të shkollës nxënësit nga klasa e parë tek e katërta, librat e marrë në përdorim t’i dorëzojnë të pastruar nga shënimet. Pranë çdo shkolle janë ngritur komisione për vlerësimin e teksteve të dorëzuara.  

Librat që nuk pastrohen do të paguhen nga prindërit. Ndërsa vitin e ri shkollor nxënësit e ciklit të ulët do të mësojnë me libra të vjetër, ku shënimet e mbetura mbi tekste do t’i ngatërrojnë edhe më shumë në mësime.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani