Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Emigrantët, 150 milionë euro në atdhe për tre muaj

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 17:41 | Sociale
Emigrantët, 150 milionë euro në atdhe për tre muaj

150 milionë euro është shuma që emigrantët shqiptarë kanë sjellë pranë familjeve të tyre në atdhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në bilancin e pagesave.

Shifër thuajse e njëjtë me atë të të njëjtës periudhë të një viti më parë, por ndjeshëm më e lartë se e viteve të mëparshme, siç duket qartë edhe nga grafiku. Një ecuri e tillë tregon për valën e re të emigrimit që përfshiu vendin në vitin 2015 dhe që vazhdon ende, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, apo edhe raporteve të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në vitin 2018, të ardhurat nga emigrantët arritën në total 670 milionë euro, me rritje vjetore 5,3%. Dërgesat e emigrantëve, që njihen ndryshe si remitancat janë shumë të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Kjo, jo vetëm pasi janë një fluks i konsiderueshëm valute që futet në vend, por është burimi kryesor i jetesës për mijëra familje. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, janë rreth 75 mijë familje që kanë burim jetese të ardhurat e të afërmve emigrantë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë