“I Ftuari”/ Hapja e negociatave me BE-në, Bregu: Kriza politike e ka rënduar në mënyrë katastrofike situatën

Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, deklaroi në emisionin “I Ftuari” me Endri Xhafon në A2 CNN se “kriza politike në Shqipëri e ka rënduar në mënyrë katastrofike situatën” e hapjes së negociatave të vendit tonë me Bashkimin Evropian.

“E kam thënë gjithmonë që e shikoja shumë të vështirë qershorin për hapjen e negociatave, pasi ishin zgjedhjet në Evropë, Brexit-i… Gjasat ishin të vështira nisur nga rrethanat aktuale ku është Evropa. Unë besoj fuqishëm se çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në rast se deri dje ishte një çështje ku 10 mendje mund të mos binin dakord, sot është domosdoshmëri. Shqipëria ka pasur vlerësim pozitiv për angazhimin në Reformën e Drejtësisë. Është një nga reformat më të vështira dhe vendit tonë i takonte një lloj vlerësimi. Por, situata politike në Shqipëri e ka rënduar në mënyrë katastrofike situatën”, tha Bregu.

“Po japim për të disatën herë imazhin që ne nuk jemi në gjendje që të zgjidhim konflikte politike së brendshmi, pa shkuar në limite dhe pa kërkuar ndërhyrje nga të tjerët”, shtoi Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Shkarkoni aplikacionin e A2