Haradinaj: Dialogu nuk ka logjikë pa ujdi kornizë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranoi se takimi i Parisit mund të dështojë, por theksoi se Kosova nuk do të jetë fajtore për këtë.

Ai kërkon që dialogu të vazhdojë vetëm me një marrëveshje kornizë me njohje reciproke me Serbinë. 

“Po përgatitemi për Parisin, por mendojmë që për të ecur përpara duhet një marrëveshje kornizë. Jo vetëm për Parisin, sepse Parisi mund të mos ndodhë jo për fajin e Kosovës, por edhe në vjeshtë nëse rikthehet dialogu. Duhet një kornizë-marrëveshje që të dihet për çfarë do të dialogohet. Pa këtë marrëveshje-kornizë, nuk ka logjikë”, u shpreh Haradinaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2