Helikopteri përplaset me ndërtesën 54-katëshe në Nju Jork – A2

Helikopteri përplaset me ndërtesën 54-katëshe në Nju Jork

Një aksident ka ndodhur pasditen e së hënës në qendër të Manhattanit duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët. Një helikopter u përplas me një ndërtesë 54-katëshe duke i marrë jetën pilotit që e drejtonte atë.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan se dëgjuan një shpërthim që vinte nga maja e qiellgërvishtësit dhe iu trembën një sulmi të mundshëm terrorist të ngjashëm me atë të 11 shtatorit. Përplasja e helikopterit shkaktoi një zjarr të madh në çatinë e qiellgërvishtësit, i cili më pas u vu në kontroll nga forcat e shumta zjarrfikëse.

Autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e shkaqeve të këtij aksidenti, por dyshohet se piloti ka tentuar të bëjë një ulje të detyruar në ndërtesë për shkak të një defekti.

Shkarkoni aplikacionin e A2