“I Ftuari”, Bregu: I japim rëndësi zgjidhjes politike në dëm të institucioneve – A2

“I Ftuari”, Bregu: I japim rëndësi zgjidhjes politike në dëm të institucioneve

Në intervistën për emisionin “I Ftuari” me Endri Xhafon në A2 CNN, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, deklaroi se politika shqiptare i jep “më tepër rëndësi zgjidhjes politike sesa zgjidhjes institucionale”.

Kur u pyet nëse kriza aktuale do të zgjidhet nga jashtë, ashtu siç erdhi në vitin 2017, Bregu theksoi: “Në vitin 2016 ishte situatë tjetër, edhe viti 2017 ishte situatë tjetër. Ne e krijojmë precedentin vetë dhe pastaj bëhemi keq kur ai precedent që e krijojmë duke i dhënë më tepër rëndësi zgjidhjes politike sesa zgjidhjes institucionale na kthehet pastaj në “boomerang” për herën pasuese dhe ja ku jemi pas dy vitesh thuajse në të njëjtën situatë të ngërçit politik”.

“Jam shumë e shqetësuar dhe ndihem në siklet kur pyetem për Shqipërinë në çdo takim që kam. Uroja shumë që Shqipëria të mos kishte në vitin 2019 të njëjtën mungesë të kulturës demokratike dhe sjellje politike si në vitin 1997 dhe 1998”, u shpreh Majlinda Bregu.

Shkarkoni aplikacionin e A2