Juncker për dialogun Kosovë-Serbi: Po nuk u zgjidh, asnjë mundësi për në BE, nuk duam destabilitet

Gjatë konferencës për shtyp të përbashkët të presidentit të Komisionit Evropian Jean Claude Juncker dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, një nga temat ishte edhe situata në rajon dhe në veçanti dialogu i vështirë midis Kosovës dhe Serbisë.

Juncker deklaroi qartësisht se është tejet “i shqetësuar  që ky dialog nuk po shkon në drejtimin e duhur”, dhe shtoi se “nëse ky konflikt nuk zgjidhet, nuk do të ketë asnjë mundësi për këto vende që të jenë pjesë e BE-së, sepse ne nuk duam të importojmë destabilitet, duam të eksportojmë stabilitet në ato vende”. 

Kryeminsitri Rama nga ana e tij tha që ai nuk ka “ëndrrën e një Shqipërie të madhe, por të një Evrope të madhe, ku shqiptarët, serbët, dhe maqedonasit e veriut të bashkëjetojnë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2