Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Konflikti politik, deputetët komentojnë "luftën" Presidencë-PS-PD

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 18:16 | Politikë
Konflikti politik, deputetët komentojnë "luftën"

Ndërsa lufta Presidencë - Mazhorancë duket se ka arritur kulmin e saj, jo pak prej deputetëve e shohin si një lojë, pjesë e një marrëveshjeje të dakordësuar ose që po negociohet.

Sipas deputetit të grupit parlamentar demokrat Alban Zeneli “Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë të gjithë bashkë për interesat e tyre, dhe kundër interesave të shqiptarëve”.

Ish këshilltari i Ilir Metës, Ralf Gjoni nuk sheh shkelje në veprimin e Ilir Metës. Megjithëse i qëndron idesë se çdo nismë që do të votojë do të kushtëzohet me ndryshimin e sistemit.

“Vota ime në çdo angazhim parlamentar, është e kushtëzuar fort me ndryshimin  e sistemit politik, përfshirë këtu edhe ndryshimin në ligjin për partitë politike”, thotë Gjoni. Sipas tij, ai nuk do te votonte për shkarkimin  e Ilir Metës, sepse sipas tij “nuk ka kushte dhe shkelje kushtetuese që të çojnë në shkarkimin e presidentit”.

Por ndërsa mazhoranca betejën e ka fokusuar nga presidenca, opozita po përgatit grupet e saj  për bllokimin e fushatës së Ramës dhe zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, të quajtura “aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë”. Por si shihen këto struktura nga pjesa tjetër e politikës?

“Të panevojshme dhe jo efektive” deklaron Ilir Beqja, ndërkohë që për deputetin e PS-së Xhemal Qefalia jemi “nën vazhdën e sjelljeve të pakuptimta të opozitës. Këtu nuk kemi të bëjmë me grupe paramilitare, jam i bindur që kjo gjë nuk do të funksionojë dhe qytetarët do të shkojnë të votojnë sipas bindjeve të tyre”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli