Mbytet një tjetër person në plazhin e Durrësit

Një tjetër viktimë është regjistruar mesditën e sotme në plazhin e Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se është rreth 70 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pistës “Iliria”, ndërsa mësohet se kanë qenë pushuesit që kanë konstatuar se i moshuar po kërkonte ndihmë. Këta të fundit kanë ndërhyrë për ta nxjerr në breg, por i moshuari ka ndërruar jetë.

Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Trupi i pajetë ndodhet aktualisht në morgun e Spitalit Rajonal Durrës.

Një ditë më parë, u gjet i pajetë një 86-vjeçar. Ditën e sotme, grupi hetimor doli në përfundimin se shkak i vdekjes së 86-vjeçarit të ketë qenë mbytja në det.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN