Meta: Nuk kam frikë nga asgjë, e di Rama dhe Ambasada Amerikane

I pyetur në konferencën për shtyp se Kryeministri Rama ka deklaruar që Presidenti dhe opozita kanë frikë nga Reforma në Drejtësi, Meta u përgjigj: “Nuk besoj ta ketë thënë, sepse nëse ka ndonjë njeri në Shqipëri që e di se unë nuk kam frikë nga asgjë, ky është zoti Rama. Së dyti është ambasada amerikane, të paktën ish-ambasadori Lu këtë gjë e di shumë mirë, së treti, a ka ndonjë tjetër që nuk e di këtë, këtu në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë? Unë kam frikë vetëm nga përgjegjësia që kam para popullit shqiptar në detyrat që unë kam dhe detyra që kam sot është shumë e lartë”, u shpreh Presidenti.

“Populli shqiptar duhet ta di që Reforma në Drejtësi, nëse u miratua me konsensus dhe nëse sot Shqipëria prej disa vitesh ka një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave, e ka prej asaj lufte që unë kam bërë për të arritur atë konsensus, sepse përndryshe Shqipëria as rekomandimin për çeljen e negociatave nuk do ta kishte”, shtoi Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN