Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Nëse ka ndonjë europian, apo amerikan, që do të monitorojë votime, le të shkojë në Korenë e Veriut”

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 16:51 | Politikë
“Nëse ka ndonjë europian, apo amerikan, që do të

Presidenti Meta tha se vendimin për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve e mori pasi ato nuk mund të konsideroheshin më zgjedhje, por votime.

“A ka njeri këtu që beson se zgjedhjet e 30 qershorit do të ishin zgjedhje të lira e demokratike? Ka një dallim thelbësor mes zgjedhjeve dhe votimeve. Shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje, jo votime, kanë pasur votime për 45 vjet. Nëse ka ndonjë europian, apo amerikan, që kërkon të monitorojë votime, le të shkojë në Korenë e Veriut, të gjejë kur i kanë zgjedhjet ata, se në Shqipëri zgjedhje të tilla nuk mund të ndodhin më. Njoftojini të gjithë që këtu ka ardhur pluralizmi që në vitin 1991”, tha Meta.

https://a2news.com/2019/06/11/meta-zgjidhim-krizen-iken-presidenti/

Presidenti gjithashtu shprehu shqetësimin se rrugëtimi europian i vendit do të zgjatet për shkak të krizave politike. “Zero janë mundësitë, pa e zgjidhur këtë krizë, jo vetëm për të çelur negociatat në qershor, as në shtator, por edhe për shumë vite të tëra, perspektiva e integrimit europian të Shqipërisë nuk do të duket në horizont”, shtoi ai.

https://a2news.com/2019/06/11/meta-dreke-sekrete-me-ramen-i-habitur-nga-reagimi-i-tij/
https://a2news.com/2019/06/11/meta-nuk-kam-frike-nga-asgje-e-di-rama-dhe-ambasada-amerikane/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani