Nisma e 13 vendeve të BE: Të çelen negociatat me Tiranën e Shkupin


Italia, Polonia dhe Austria janë disa prej 13 shteteve anëtare të BE, që po hartojnë një dokument informal, përmes të cilit bëjnë thirrje për çelje të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë takimit të së mërkurës me ambasadorët e shteteve anëtare në Bruksel.

Sipas burimeve diplomatike të cituara nga Euroactiv, nisma përfaqëson një lloj presoni që i kundërvihet idesë se Bashkimi Evropian ka nevojë të thellohet para se të zgjerohet.

“Dilema midis zgjerimit dhe thellimit të unionit është artificiale, pasi kjo nuk ka të bëjë me pranimin e pjesëtarëve të rinj, por vetëm me hapjen e negociatave, thotë një diplomat i një prej 13 vendeve.

Lajmi se Polonia ishte nismëtare e një dokumenti informal mes  vendeve kryesisht të Evropës qendrore dhe lindore, filloi të qarkullonte javën e kaluar. Franca dhe Holanda kryesojnë kampin opozitar ndaj çeljes së negociatave, ndërsa Gjermania është e ndarë.

Cdu/Csu kërkon shtyrjen e procesit ndërsa Ministri i shtetit nga radhët e SPD, Michael Roth, mendon se negociatat duhet të nisin menjëherë. Ndërkaq, ministri i jashtëm çek, Tomas Petricek konfirmoi se vendi mbështet zgjerimin.

Shkarkoni aplikacionin e A2