Pasagjeri hap derën e emergjencës, e ngatërroi me atë të tualetit – A2

Pasagjeri hap derën e emergjencës, e ngatërroi me atë të tualetit

Një pasagjer në një avion që do të nisej nga aeroporti i Mançesterit për në Pakistan shkaktoi vonesa të mëdha pasi hapi derën e daljes së emergjencës pasi e ngatërroi atë me derën e tualetit, ndërsa avioni ishte pak momente para ngritjes nga pista.

Sipas kompanisë “Pakistan International Airlines”, avioni pësoi një vonesë prej 7 orësh.

Pas “incidentit”, 40 pasagjerët dolën nga avioni. Një zëdhënës i linjës ajrore i tha CNN se pasagjeri kishte hapur daljen e emergjencës, duke kujtuar se ishte hyrja për në tualet.

Megjithatë, ky nuk është rasti i parë kur dalja e emergjencës është tentuar të hapet nga pasagjerët. Në maj të këtij viti, një i moshuar u ndalua nga policia në provincën lindore kineze Shandong pasi rrezikoi sigurinë e avionit, ndërsa tentoi të hapte një dalje të emergjencës teksa avioni ishte duke u ulur në pistë.

Shkarkoni aplikacionin e A2