PD mbledh këshillin, diskutohet krijimi i Aleancës për Mbrojtjen e Demokracisë

Partia Demokratike do të mbledhë në orën 18:00 Këshillin Kombëtar. Në takim do diskutohet vendimi i Kryesisë së PD-së për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të krijohet në 61 bashkitë si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që sipas PD-së po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Krijimi i Aleancës Qytetare vjen si intensifikim i aksionit politik për të ndaluar maxhorancën për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

Shkarkoni aplikacionin e A2