Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vritet me armë administratori i njësisë Kote, plagoset një 19-vjeçar

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 14:54 | Kronikë
Vritet me armë administratori i njësisë Kote, plagoset një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pet në Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri administratori i njësisë Kote, ndërsa është plagosur edhe një 19-vjeçar.

Korrespondentja e A2 CNN ka mësuar se viktima është shtetasi Argjil Gjoka, i cili ka tentuar të neutralizojë një konflikt mes dy personash të tjerë, por ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Gjoka është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani