Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Projekt rezoluta e PS: Presidenti ka shkelur paanësinë politike, dekreti të konsiderohet inekzistent

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 09:54 | Politikë
Projekt rezoluta e PS: Presidenti ka shkelur paanësinë politike,

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend projekt rezolutën të cilën do të kërkojë të miratojë në seancë plenare të enjten. Në rezolutë, PS i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji për organizimin e zgjedhjeve, që ta konsiderojnë si inekzistent dekretin e Presidentit Meta, me të cilin ai shfuqizoi dekretin e mëparshëm ku 30 qershori caktohej si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore 2019. Përmes saj, PS kërkon edhe mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar ndaj vendimit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të Qershorit 2019 të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor”.

Pjesë nga drafti që është dorëzuar në Kuvend

Në draft gjithashtu evidentohen, sipas Partisë Socialiste, shkeljet dhe parregullsitë e dekretit të Presidentit, firmosur vetëm një ditë më parë. Projekt rezoluta e quan ndërhyrjen e Presidentit si një mjet që “ka cenuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës”.

https://a2news.com/2019/06/10/anuloi-zgjedhjet-meta-rrezik-real-per-tension/

• Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk i njohin Presidentit të drejtën për të anuluar zgjedhjet;

• Akti i Presidentit, në mënyrë të kundërligjshme, ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor tashmë të shpallur dhe të administruar sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor, siç është procesi i nisur për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të datë 30 Qershor 2019;

• Ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor;

• Është detyrim i administratës zgjedhore, jo vetëm të garantojë ushtrimin e së drejtës së zgjedhjes sipas standardeve kushtetuese dhe ligjore nga shtetasit shqiptarë, por edhe ta mbrojë ushtrimin e kësaj të drejte nga çdo ndërhyrje e paligjshme e kryer apo që tentohet të kryhet, nga çdo person fizik apo juridik, duke mos lejuar cenimin e mbarëvajtjes së këtij procesi;

• Bazuar në parimin e ligjshmërisë dhe përgjegjësisë si dhe diskrecionit të organeve administrative, sipas të cilëve asnjë organ nuk ka detyrimin dhe nuk mban përgjegjësi ligjore nëse nuk zbaton një urdhër, akt, apo çfarëdo vendimi absolutisht të pavlefshëm dhe që bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin;

• Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cenuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës;

• Mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës;

Pjesë nga drafti që është dorëzuar në Kuvend

Mëngjesin e kësaj të marte, konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare, ku marrin pjesë edhe kryetarët e komisioneve parlamentare, miratoi mocionin me debat të kërkuar nga Partia Socialiste në lidhje me vendimin e presidentit Meta për tërheqjen e dekretit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në seancën e të enjtes, pritet që të debatohet për disa orë dhe në fund drafti do të hidhet në votim.

https://a2news.com/2019/06/10/procedura-e-shkarkimit-te-presidentit-nga-kerkesa-te-komisioni-hetimor-deri-ne-votim/
https://a2news.com/2019/06/10/vendimi-i-presidentit-ambasadori-i-osbe-ceshtje-e-brendshme-e-shqiperise/

Kush merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve?

1. Gramoz Ruçi, Kryetar Kuvendi, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

2. Vasilika Hysi Zëvendëskryetare Kuvendi, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

3. Myslim Murrizi,  Zëvendëskryetar Kuvendi, Grupi parlamentar “Demokrat”.

4. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhëniet me Kuvendin, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

5. Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar PS.

6. Rudina Hajdari Kryetare e Grupit Parlamentar “Demokrat”.

7. Nimet Musaj Kryetar i Grupit Parlamentar “I pavarur”.

8. Ulsi Manja Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

9. Rudina Hajdari Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian Grupi parlamentar “Demokrat”.

10. Arben Ahmetaj, Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

11. Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

12. Niko Peleshi, Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Grupi  Parlamentar i Partisë Socialiste.

13. Fatjona Dhimitri, Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Grupi parlamentar “Demokrat”.

14. Enver Roshi, Kryetar i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Grupi parlamentar “I pavarur”.

15. Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Grupi parlamentar i Partisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu