Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Reja: Më pëlqeu më shumë Shqipëria në Islandë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 23:19 | Futboll
Reja: Më pëlqeu më shumë Shqipëria në Islandë

I intervistuar pas ndeshjes fituese me Moldavinë, trajneri Edi Reja komentoi ndeshjen duke vënë në pah rëndësinë trepikëshit, por edhe duke evidentuar defektet në lojë.

“Në Islandë luajtëm më mirë por nuk patëm fat. Sot nuk arritëm të konkretizonim 4-5 raste në fillim dhe pastaj vuajtëm pak”.

Por nuk mungojnë elementët pozitivë. “Vura Cikalleshin dhe Roshin për t’i dhënë forcë ekipit, dhe ashtu ndodhi. Në futboll për të marrë rezultate duhet të vuash, dhe kjo është një gjë pozitive e djemve. Në dy ndeshje nuk na kanë gjuajtur asnjëherë në portë,  por duhet të përmirësohemi nga mesfusha e përpara. Duhet të punojmë për këtë.”

https://a2news.com/2019/06/11/rikthehet-cikalleshi-ramadani-ne-finish-shqiperia-mund-me-dritherima-moldavine/

Roshi rezultoi vendimtar, edhe pse nga stoli. “Në qoftë se dikush më tregon se është mirë fizikisht dhe unë e shoh, jam i pari që jam i kënaqur. Roshi ishte në stol në Islandë, sot dëshironte të me tregonte vlerat e ti dh ena dha një dorë të madhe”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani