Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Roma zyrtarizon trajnerin e ri, largohet Ranieri

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 11:28 | Futboll
Roma zyrtarizon trajnerin e ri, largohet Ranieri

Portugezi Paulo Fonseca do të jetë trajneri i ri i ekipit të Romës. Klubi verdhekuq njofton se ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me ish-drejtuesin e stolit të Shakhtar Donetsk, e cila parashikon zgjatjen e saj dhe me një vit tjetër.

“Jam shumë entuziast dhe i motivuar, shpresojmë se së bashku do të ndërtojmë diçka speciale”, u shpreh trajneri Fonseca, në pritjen e rezervuar nga presidenti Pallota.

Ende nuk dihen shifrat reale të kësaj lëvizje, por thuhet se Roma i ka paguar Shakhtarit 2 milionë euro për të lënë të lirë trajnerin, i cili do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.

46-vjeçari Fonseca vjen nga një eksperiencë në Ukrainë ku ka fituar 7 trofe me ekipin e Shakhtarit. Gjithashtu ai ka fituar një Superkupë të Portugalisë me Porton dhe një Kupë në krye të pankinës së Bragës. Portugezi do të zëvendësojë në stolin e Romës, Claudio Ranierin, i cili u afrua përkohësisht te verdhekuqët pas largimit të Eusebio Di Francesco.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani