Shqipëria përballë Moldavisë, objektiv i vetëm fitorja

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit zbret sot në ‘Elbasan Arena’, në orën 20:45, për sfidën ndaj Moldavisë.

Kombëtarja e trajnerit Edi Reja ka mbyllur përgatitjet e fundit dhe është gati të sfidojë kombëtaren moldave, ku objektiv i vetëm janë 3 pikët. Tekniku italian do të ketë një opsion më shumë në mbrojtje me rikthimin e Mërgim Mavrajt, i cili ka lënë pas pezullimin për shkak të kartonëve.

Moldavia nuk do të ketë në dispozicion për këtë takim lojtarin më të rëndësishëm dhe njëkohësisht kapitenin e skuadrës, mesfushorin Artur Ionita, i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin ndaj Andorrës.

Shqipëria pritet të rreshtohet mbrëmjen e sotme me të njëjtin modul loje sikurse në Islandë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN