Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 10:25 | Ballkani
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë për

Shtëpia e Bardhë i bëri sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë të lenë mënjanë retorikën ekstremiste dhe të punojnë për një marrëveshje që përqendrohet në njohjen reciproke mes tyre.

Deklarata erdhi nga zëdhënësi Judd Deere, me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të operacionit të NATO-s, që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë

“Prishtina dhe Beogradi duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse të përqendruar në njohjen reciproke dhe të heqin menjëherë pengesat ndaj përparimit. E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është një dialog midis fqinjësh që të synojë normalizimin e marrëdhënieve dhe t’i hapë rrugën Serbisë dhe Kosovës të kenë vendin e tyre të ligjshëm brenda komunitetit euroatlantik”, tha Judd Deere.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë gjatë këtij procesi, por i takon Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapat e ardhshëm. Uashingtoni kërkon që të dyja vendet të veprojnë tani e të mos ua lënë punën brezave të ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë