Taksa e plastikës, Beqaj: Të ulet në 10 lekë/kg

Taksa e plastikës do të ulet nga 25 në 10 lekë/kg. Propozimi ka ardhur nga deputeti i PS-së Ilir Beqaj dhe është shqyrtuar në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, i cili favorizon prodhuesit vendas kundrejt importuesve.

Dhoma Amerikane e Tregtisë e ka cilësuar projektligjin diskriminues, duke argumentuar se përjashton importuesit.

“Të lehtësoj lëndët e para për prodhimin e plastikës, duke ndërhyrë vetëm në lëndët e para që importohen, duke mos prekur produktin e gatshëm”, deklaroi ish ministri Beqaj.

Sipas deputetes Alketa Uruçi të PS-së, “legjislacion fiskal nuk duhet të ndërhyjë që të favorizojë prodhuesit vendas ndaj atyre të importit”.

Ulja e nivelit të taksës në 10 lekë/kg pritet të ketë një efekt 200 deri në 225 milionë lekë në një vit në buxhetin e shtetit, efekt i cili përgjysmohet në rast se ndryshimet hyjnë në fuqi në gjysmën e dytë të këtij viti.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 33 numri i viktimave
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, humb jetën 69-vjeçari nga Tirana
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 25 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 8 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 24 raste të reja në Tiranë, 1 në Durrës
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 15 të prekur në një Call Center