Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Të gjithë po flasin për ata, Kosova drejt një suksesi historik...

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 14:12 | Futboll

Në maj të vitit 2016 ëndrra u bë realitet. Kosova u bë zyrtarisht anëtari i 55 i UEFA-s. Tashmë kanë kaluar vetëm 3 vite dhe dardanët mund të quhen ende të “rinj”, por një kundërshtar i denjë dhe mjaft i vështirë për t’u përballur. Madje, ata janë duke vendosur rekorde.

Formacioni i Kosovës në ndeshjen ndaj Bullgarisë, 2-3

Eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 mund të konsiderohen dështim, por më pas ka ndryshuar gjithçka dhe Kosova ka pasur vetëm suksese. Nga 9 tetori i vitit 2017, ata nuk ka arritur t’i mund asnjë kundërshtar. 14 ndeshje pa humbje!

Nuk mbajnë ngjyrat kuqezi, por në zemrën e tyre është flamuri me shqiponjën dykrenare. Megjithatë, me uniformat që mbajnë veshur dhe lojën që dardanët janë duke zhvilluar, po “ngatërrohen” me Brazilin.

Ligën e Kombeve e mbyllën në vendim e parë në grupin ku bënte pjesë edhe Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Malta. 4 fitore, 2 barazime dhe asnjë humbje dhe një golavarazh 15 me 2. Një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën, që tashmë është vetëm dy ndeshje larg Euro 2020. Në marsin e vitit të ardhshëm, dardanët do të ndeshen me Maqedoninë dhe në rast fitoreje ndaj tyre, do të shkonin në “finale” me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi. Triumfi dhe në këtë ndeshje do t’i siguronte përfaqësueses së drejtuar nga Bernard Challandes një biletë për Euro 2020. Atë që Shqipëria e bëri në Euro 2016, historike për kuqezinjtë, dardanët janë shumë pranë ta realizojnë vetëm 4 vite nga pranimi i tyre në UEFA.

Megjithatë, rruga për në Euro 2020 nuk është vetëm kjo... Aktualisht janë duke u zhvilluar edhe eliminatoret e këtij kampionati, ku sërish talentet e shumtë të veshur me ngjyrat verdheblu janë duke shkëlqyer.

Ishin në vazon e pestë në hedhjen e shortit, të vlerësuar si më të dobëtit, por në fushën e blertë, ata nuk janë të tillë. Në 3 ndeshjet e para kanë grumbulluar 5 pikë, dy barazime dhe një fitore, asnjë humbje deri tani. Fitorja e fundit ndaj Bullgarisë në transfertë ishte me të vërtetë e jashtëzakonshme. Ishin në disavantazh 2-1, por dardanët treguan se kanë vlera të jashtëzakonshme dhe mbi të gjitha talenti dhe dëshira nuk u mungon aspak. Ndeshja zhvillohej në transfertë, madje ndaj një kundërshtari dinjitoz, por në të paktën 20 minutat e fundit zot të fushës ishin futbollistët e Challandes, që finalizuan përpjekjet e tyre me golin e shënuar nga Elbasan Rashani.

https://www.youtube.com/watch?v=lugyHyPiLGU

“Kosova ishte në vazon e pestë, por po luan shumë mirë. Ata kanë pesë pikë, nuk kanë humbur. Mendojmë se Kosova do të jetë rivali ynë për vendin e dytë në grup”, kështu u shpreh një natë më parë trajneri i Çekisë, e cila ndodhet në vendin e dytë në grup, ndërsa në krye qëndron Anglia.

Rashica i kushton golin Arbër Zenelit, i dëmtuar në ndeshjen ndaj Malit të Zi

Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë pikërisht ndaj Çekisë më 7 shtator dhe një fitore ndaj tyre do t’i rriste shumë shanset që Euro 2020 të sigurohej që në eliminatore, pas pasur nevojë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ajo që bind më shumë është ecuria e një kombëtareje të mbushur me yje të rinj, si Milot Rashica, Arbër Zeneli, Bersant Celina, e shumë e shumë të tjerë, të cilët janë në kërkim të historisë, e cila duket më pranë se kurrë për ta...

A2 CNN Livestream

Dita jonë