Tërhiqet Tony Parker, 4 herë kampion i NBA

Ylli francez i basketbollit, Toni Parker ka njoftuar tërheqjen nga koshi profesionist. Ikona e San Antonio Spurs, bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku i jep fund karrierës së jashtëzakonshme.

Këtë vit ai u transferua tek Charlotte Hornets duke lënë të kuptohet se ky do të ishte sezoni i fundit në parket. Parker u shpall katër herë kampion në NBA, ndërkohe që veshi për 17 sezone fanellën e San Antonios, duke u kthyer në një legjendë të vërtetë. 37-vjeçari udhëhoqi gjithashtu kombëtaren franceze drejt fitimit të kampionatit evropianin në vitin 2013.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN