“Toyota Yaris”, prokuroria belge kërkoi që me datë 5 qershor dëshminë e Bashës

Prokuroria e Belgjikës kërkon marrjen në pyetje të kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me rastin e bllokimit të 3.4 milionë eurove të fshehura në  automjetin “Toyota Yaris” në muajin qershor të vitit të kaluar në Durrës.

 Kryedemokrati denoncoi në Kuvend çështjen e “Toyota Yaris” dhe lidhjet e tij me politikën. Në një shkresë të datës 5 qershor, gjyqtarë pranë prokurorisë belge kanë dorëzuar në prokurori këtë dokument ku kërkojnë që prokurorë shqiptarë të zhvillojnë një seancë pyetjesh me Lulzim Bashën, në cilësinë e personit që ka dijeni.

Sipas burimeve të A2, Kreu demokrat Lulzim Basha ka treguar gatishmërinë e tij për të dëshmuar për këtë ngjarje.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN