Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tragjedia në Danub, nxirren anija e mbytur dhe 4 trupa të tjerë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 13:21 | Bota
Tragjedia në Danub, nxirren anija e mbytur dhe 4 trupa të tjerë

Të paktën 4 trupa të tjerë u nxorën nga ujërat e lumit Danub, pasi ekipet e shpëtimit ngritën anijen e vogël turistike që u mbyt në Budapest muajin e kaluar. Zhytësit hynë brenda anijes ndërsa një vinç lundrues e nxori atë në sipërfaqe.

Mjeti lundrues me turistë korenojugor u përplas nga një tjetër më i madh dhe u fundos. 20 persona raportohen të vdekur ndërsa 8 të tjerë rezultojnë ende të humbur. Operacioni i shpëtimit nga ekipet hungareze dhe koreanojugore u pengua nga niveli i lartë i ujit në Danub.

Xhirime nga vendi i ngjarjes treguan teksa anija shfaqej gradualisht mbi ujë, ndërsa zhytësit vijuan kërkimet për viktima ende të bllokuara brenda.  Mes trupave që u zbuluan të martën besohet të jetë edhe ai i kapitenit hungarez. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani