Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Tufa dhe Braho nuk pajtohen, do të përballen në gjyq

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 15:13 | Aktualitet
Tufa dhe Braho nuk pajtohen, do të përballen në gjyq

Gjykata e Tiranës kaloi në gjykim padinë për "shpifje" të bërë nga Agron Tufa kundër Spartak Brahos, Agron Dukës, Sabit Brokajt, Shaqir Vukajt e gazetes "Dita".

Palët nuk pranuan kërkesën për zgjidhjen e  çështjes me pajtim. Tufa tha në sallë se nuk është kundër pajtimit, por kërkoi që të paditurit t'i kërkonin ndjesë publikisht, ashtu si, sipas tij, kanë shpifur dhe fyer për të. Spartak Braho nga ana e tij tha se e falte Tufën për gjithë ç'kishte thënë.

Më 24 prill, Tufa, si drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet e Komunizmit, paditi pesë persona, mes tyre edhe deputetin Spartak Braho. Ai pati deklaruar se, përveç shpifjeve, ishte përballur edhe me kërcënime.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani