U gjet i pajetë në Durrës, zbulohen shkaqet e vdekjes së 86-vjeçarit

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për A2 CNN se shkak i vdekjes së 86-vjeçarit, i gjetur i pajetë një ditë më parë në Durrës, të jetë mbytja.

Ai kishte dalë nga banesa e tij, për të shkuar në plazh i vetëm, por tentativa për t’u larë në det ka rezultuar fatale për të moshuarin. Ky është viktima i parë që shënohet në plazhin e Durrësit, në nisje të këtij sezoni turistik veror.

Siguria e pushuesve në plazhet e shumta të Gjirit të Durrësit është ende në diskutim. Çdo subjekt privat duhet të ketë dhe një vrojtues plazhi, ndërsa kullat e vrojtimit duhet të jenë në çdo 200-250 metra distancë, gjë e cila ende nuk rezulton të jetë plotësuar nga ana e subjekteve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN