“Vëllai i Kim Jong Un informator i CIA!”

Detaje të reja dalin 2 vjet pas vrasjes së gjysmë vëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në aeroportin e Malajzisë.

Sipas gazetës “Wall Street”, Kim Jong Nam u ekzekutua pasi ishte një informator i CIA-s. Gazeta tregon se këtë informacion e ka marrë nga një person që ka pasur dijeni për çështjen, pa e identifikuar atë. CIA nga ana tjetër refuzoi të japë një koment për rastin në fjalë.

Për herë të parë emri i Kim Jon Nam si informator i CIA u lakua në një libër për liderin koreanoverior Kim Jong Un, “Pasuesi i Madh”, i shkruar nga reporterja e Washington Post, Ana Fifield.

Sipas autores, Kim Jong Nam takohej zakonisht me personat që iu jepte informacion në Singapor dhe Malajzi. Në libër shkruhet se në filmimet e kamerave të hotelit, gjatë vizitës së fundit të Kim Jong Nam në Malajzi, shihet ndërsa takohet me një person në ashensor i cili raportohet të jetë një informator i inteligjencës amerikane. Gjithashtu, shkruhet se në çantën e Kim kishte 120 mijë dollarë që mendohet të ishin pagesa për shërbimet e tij si informator ose fitime nga bizneset e tij të kazinove.

Zyrtarë nga Koreja e Jugut dhe SHBA akuzuan autoritetet koreanoveriore se urdhëruan vrasjen e Kim Jong Nam pas ishte kritik ndaj regjimit të dinastisë së tij. Peniani i mohoi këto akuza.

Kim Jong Nam u vra nga dy femra në aeroportin e Kuala Lumpur në shkurt të vitit 2017 të cilat i hodhën në fytyrë një lloj lënde kimike të ndaluar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN