Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zgjedhjet, Rama i përgjigjet Metës

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 17:50 | Politikë
Zgjedhjet, Rama i përgjigjet Metës

Pas konferencës të gjatë për shtyp të Presidentit Ilir Meta pasditen e së martës, kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter.

Shumë shkurt, kreu i qeverisë shkroi në rrjetin social këto fjalë: “Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor”, duke e shoqëruar frazën me një fytyrë të qeshur.

https://twitter.com/ediramaal/status/1138472129635246080

Presidenti Meta ishte shprehur se “të dy palët e kishin shpallur 30 qershorin si ditën e betejës së tyre finale”.

“Presidenti i Republikës siguron të gjithë qytetarët që zgjedhjet do të bëhen në një datë të mëvonshme, duke respektuar afatet. Presidenti u bën thirrje palëve që ta lexojnë bashkërisht Kushtetutën dhe të bien dakord për një datë të re ku do të marrin pjesë të gjithë. Presidenti është i gatshëm të marrë vendime të rëndësishme për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm”, deklaroi Ilir Meta.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku ka takuar
Përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherinin. Në Twitter, Maja Kocijancic thekson se takimi "vjen pas rekomandimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, pas vlerësimit të reformave, sidomos asaj në drejtësi".

https://twitter.com/MajaEUspox/status/1138471716429152268

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani