Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

20 vjetori i Çlirimit, Haradinaj: Serbia ta njohë Kosovën në këta kufij

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 14:33 | Kosova
20 vjetori i Çlirimit, Haradinaj: Serbia ta njohë Kosovën

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë festimeve për 20 vjetorin e Çlirimit të vendit, deklaroi se Kosova është e gatshëm të pajtohet me Serbinë dhe pse ky vend para dy dekadave kreu gjenocid ndaj popullit të tij. Sipas Haradinajt, paqen e bëjnë vetëm ata që janë të guximshëm, virtyt ky që nuk i mungon Kosovës.

Kryeministri Haradinaj i ka bërë gjithashtu thirrje Serbisë dhe presidentit Vuçiç që ta njohin Kosovën në kufijtë aktualë.

“Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë me u pajtua me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë, edhe presidentit Vuçiç që ta njohë Kosovën në kufijtë aktual. Në mënyrë që ne të qeverisim, të punojmë më shumë, në luftimin e korrupsionit, forcimin e vendit dhe ligjit në vendin tonë”, tha Haradinaj para të pranishmëve.

Kreu i qeverisë kosovare falënderoi ish-presidentin amerikan, Bill Clintonin si dhe ish sekretaren e shtetit, Madeleine  Albright për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës ndër vite.

“Ju me avionët tuaj i ndalet trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Sot një popull iu falënderon tërë jetën”, mbylli deklaratën e tij Haradinaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani