28-vjetori, nga Partia Komuniste drejt PS-së së “rilindur”

Ky 12 qershor shënon 28-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Partia e Punës, 28 vjet më parë ndërroi emrin në Partia Socialiste. U udhëhoq nga Fatos Nano për gati një dekadë e gjysmë, deri në vitin 2005.

Në rrugëtimin e saj i janë bashkuar emra te njohur, por edhe e kanë braktisur shumë të tjerë. Ilir Meta në vitin 2003, me një grup deputetësh socialistë, krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim. Me humbjen e zgjedhjeve të vitit 2005, Nano dha dorëheqjen dhe pas kongresit të tetorit, në krye të PS erdhi Edi Rama. Të pakënaqurit vijuan edhe në betejën e fundit të zgjedhjeve parlamentare, kur Ben Blushi u shkëput nga PS për të formuar Libran.

Përpos debateve të brendshme, Rma qëndron prej 14 vitesh në krye të PS. Sot, nuk do te ketë një organizim të madh festiv. Çdo bashki do të festojë ditën e themelimit të PS, ndërsa kryesocialistin ky përvjetor do ta gjejë në Lushnjë e Divjakë, me fushatën elektorale të 30 qershorit, të zhdekretuar nga ish-socialisti, aktualisht President, Ilir Meta.

  • LAJMI I FUNDIT | Aksident në Elbasan, 4 persona kanë humbur jetën
  • LAJMI I FUNDIT | Aksidenti me 4 viktima ka ndodhur në aksin Elbasan-Papër
  • LAJMI I FUNDIT | Aksidenti në Elbasan, tre makina të përfshira