Akuzohet për pengmarrje dhe gjobëvënie, mafiozi kinezi arrestohet në Shqipëri

Një shtetas kinez është arrestuar në Aeroportin e Rinasit për t’u ekstraduar drejt vendlindjes, ku është shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Gjobvënies”.

Urdhri ndërkombëtar i arrestit është lëshuar në Pekin në prill të këtij viti, pasi zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kriminal, të tipit mafioz, të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve. Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi. Në vitin 2013, ky shtetas së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez. Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin Ë.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vend parkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Tani, shtetasi kinez do të ekstradohet drejt Kinës dhe nëse shpallet fajtor rrezikon një dënim deri në 10 vite burg.

Shkarkoni aplikacionin e A2