Aleanca Qytetare nis aksionin me protestë në Rrogozhinë

Ndryshimi i bërë në datë 29.06.2019 nga ana e qeverisë për heqjen e 4 km vijë bregdetare dhe për ta kaluar në administrim të Bashkisë së Divjakës, ka sjellë reagimin e Aleancës së Qytetarëve, të cilët kanë protestuar pasditen e sotme.

Të mbështetur dhe nga qytetarë të shumtë të Rrogozhinës, ata kanë kërkuar rrëzimin e vendimit të qeverisë për ndryshimin e hartës territoriale, që sipas tyre është bërë në fshehtësi ta plotë.

Ndërkohë, kreu i PD së Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi e ka quajtur këtë vendim si krim që favorizon zv/kryeministrin Erion Braçe.

Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të protestës, në rast se ky vendim nuk rishikohet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN