Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ambasada holandeze nxjerr deklaratën zyrtare: Kemi rregulla rigoroze, ka ende punë për t’u bërë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 23:07 | Aktualitet
Ambasada holandeze nxjerr deklaratën zyrtare: Kemi rregulla rigoroze, ka

Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm holandez Stef Blok për një fillim negociatash për anëtarësim që do të ishin të “parakohshme” për Shqipërinë dhe votës kundër të Parlamentit në Hagë që rekomandon Komisionin Evropian që të mos hapë negociatat, vjen edhe reagimi zyrtar i ambasadës holandeze në Tiranë.

Në deklaratën e saj , ambasada nënvizoi se edhe pse Holanda vlerëson hapat që ka ndërmarrë Shqipëria, “veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e Vettingut”, që cilëson si një proces “unik për rajonin”, ka ende hapa për t’u bërë, veçanërisht në “luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, që kanë detyruar parlamentin holandez t’i kërkojë ekzekutivit të mos pranojë çeljen e negociatave me Shqipërinë.   

https://a2news.com/2019/06/12/holanda-pa-u-plotesuar-kushtet-negociatat-me-shqiperine-nuk-mund-te-nisin/

Ambasada e mbyll deklaratën duke shtuar se “fuqimisht inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë rrugën e saj. Ne e pranojmë se sa sfiduese është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë që mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli