Bankomati lëshon pa pushim kartëmonedha, punonjësit e sigurisë e rrethojnë

Një bankomat Bitcoin-i nisi të lëshonte kartëmonedha prej 20 stërlinash në rrugën Bond të Londrës.

Në një video të publikuar në internet shihet mobilizimi i punonjësve të sigurisë që rrethuan bankomatin në mënyrë që të mos lejonin njerëzit që të mblidhnin paratë.

Mendohet se kjo ndodhi për shkak se një klient tërhoqi një shumë të madhe parash, që po i mblidhte në një çantë të zezë. Madje ai shihet duke përdorur edhe këmbët për të afruar kartëmonedhat me njëra-tjetrën.

Kompania që ka në zotërim bankomatin doli me një njoftim për shtyp ku qartësoi se makineria nuk nisi të lëshonte kartëmonedha në mënyrë automatike.

Shkarkoni aplikacionin e A2