Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Bylykbashi: Dekreti ankohet vetëm në Gjykatë Kushtetuese. Kryeministri ka detyrimin t'i bindet

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 21:20 | Politikë
Bylykbashi: Dekreti ankohet vetëm në Gjykatë Kushtetuese.

Me anë të një postimi të gjatë në Facebook, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se debati që është hapur që kur Presidenti Ilir Meta zhdekretoi datën e zgjedhjeve në fakt është mbyllur që në vitin 2003 nga Gjykata e Lartë.

“Vendimi Unifikues nr. 3, datë 30.04.2003 i‎ Gjykatës së Lartë. Ky vendim unifikes ka fuqi detyruese për të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe apelit, civile, administrative apo Kolegj Zgjedhor. Për TË GJITHA! Ky vendim unifikues ‎ka marrë në shqyrtim NATYRËN e dekretit të Presidentit, pra a është dekreti akt administrativ apo jo dhe a mundet të goditet në gjykatë dekreti. Përgjigja e vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë është e qartë dhe shteruese: Dekreti i Presidentit NUK është akt administrative, por është AKT ME NATYRË JURIDIKO-KUSHTETUESE. ‎Ai nxirret nga organi më i lartë në ushtrim të kompetencave kushtetuese. Gjykata e Lartë urdhëron të gjitha gjykatat e tjera poshtë saj se "Dekretet e Presidentit të Republikës të nxjerra në bazë të kompetencave të tij kushtetuese nuk i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor sepse vetë Kushtetuta e ka përjashtuar këtë mundësi." Pikë”, shkruan Bylykbashi në rrjetin social.

“Sipas Gjykatës së Lartë, nuk mund të goditet në gjykatë as edhe një dekret individual me të cilin Presidenti emëron apo shkarkon një zyrtar, e aq më pak një dekret që rregullon miliona të drejta e detyrime individuale përgjatë një procesi përgatitor zgjedhor apo edhe në ditën e zgjedhjeve. Pra, Gjykata e Lartë ia ka prerë një herë e mirë rrugën Kryeministrit që të shkojë në gjykata të zakonshme apo administrative. Me këtë vendim, KQZ e cila nuk është gjykate, jo vetë ka bërë një sharlatanizëm, por të katër anëtarët socialistë kanë kryer vepër penale! Sa kohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese që të gjykojë kushtetueshmërinë e dekretit, Edi Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër: si Kryeministër, ka detyrimin kushtetues t'i bindet dekretit të Presidentit”, shton Bylykbashi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu