Italia duhet ndëshkuar, Roma shpreh gatishmërinë për kompromis

Bashkimi Evropian bëri një hap para drejt marrjes së masave disiplinore ndaj borxhit në rritje të Italisë, ndërsa autoritetet në Romë u shprehën të përkushtuar për të shmangur zbatimin e procedurës që mund ta ndëshkojë vendin me gjoba të rënda, duke larguar edhe investitorët.

Në një shfaqje të rrallë të unitetit, liderët e koalicionit ranë dakord gjatë natës, mbi gatishmërinë për të adresuar shqetësimet e BE. Megjithatë, zv.kryeministri Mateo Salvini e përshkroi përpjekjen si një dialog mes të barabartëve me Brukselin dhe paralajmëroi se Italia nuk do ti kërkojë favore askujt.

“Të gjitha qeveritë e mëparshme janë dorëzuar .Në rastin tonë ka dialog më BE, një dialog mes të barabartëve. Ne nuk do t’i kërkojmë favore askujt”, u shpreh zv.kryeministri Salvini.

Italia dhe Komisioni Evropian kanë qenë në mosmarrëveshje që kur koalicioni euroskeptik mori frerët e pushtetit në Romë një vit më parë, me plane ambicioze shpenzimi.   Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian ranë dakord të martën se procedura disiplinore kundër Italisë ishte e justifikuar. Pas dritës së parë jeshili, Komisioni do të duhet të vendosë nëse do të nisë zbatimin e procedurës dhe vendimi final do të mere nga Këshilli i Ministrave.

Shkarkoni aplikacionin e A2