Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Jo të gjithë në BE, dhe Shqipëri, janë entuziastë për integrimin”

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 14:30 | Aktualitet
“Jo të gjithë në BE, dhe Shqipëri, janë

Josip Juratovic, kryesuesi i delegacionit të deputetëve gjermanë që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, nuk pranoi të jepte komentin e tij për atë që po ndodh në skenën politike shqiptare kaq pranë vendimit të vendeve të BE për çeljen e negociatave, apo jo, me Shqipërinë, por shtoi se kjo do të kishte pasoja në vendimin e vendeve anëtare të unionit.

“Situata aktuale do të luajë rol në vendimmarrjen e Bashkimit Europian dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE janë parlamentet që vendosin për çeljen e negociatave, kemi nevojë të mbledhim sa më shumë argumente, në mënyrë që të bindim sa më shumë prej këtyre vendeve që Shqipëria është pjesë integrale e Europës, sikurse është edhe bindja ime”, tha Juratovic, deputet i Partisë Social Demokrate të Gjermanisë.

“Por jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për një zgjerim të mëtejshëm të unionit. Nga ana tjetër më duhet të them se edhe në Shqipëri, apo rajon, nuk janë të gjithë njëlloj entuziastë për këtë. Thirrja ime drejtuar demokratëve, pavarësisht se cilës parti i përkasin, është që të japin shembuj sa më të mirë, në mënyrë që ne demokratët e Europës, të japim sa më shumë argumente pro jush”, shtoi ai.

Juratovic shpjegoi edhe arsyen pse nuk ishte takuar me Presidentin Meta dhe përfaqësues të PD apo LSI. “Ne programin e takimeve kemi pasur vetëm takime me partitë politike parlamentare dhe me sa mbaj mend, aty ishte e përfaqësuar edhe opozita. Parlamenti është organi më i lartë i një shoqërie demokratike, bojkoti i tij do të thotë bojkot i demokracisë. Gjithkush është i lirë të bëjë protesta. Por për mua, Parlamenti është njëlloj i shenjtë si kisha”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu