Ku është zhdukur kryevepra e Da Vincit? Nuk është në një muze, por në…det!

Bota e artit u shokua në 2017 pasi një nga kryeveprat teatrit botëror, Salvator Mundi i gjeniut Leonardo Da Vinci, u ble në një ankand të Christie-s. Shifra ishte e padëgjuar, plot 450 milionë dollarë për një pikturë me dimensione modeste, 66 cm x 45 cm, por me rendësi të madhe për kulturën perëndimore.

Blerësit zyrtar pohonin se vinin nga muzeu i ri i Louvre i hapur  në Abu Dhabi, që dëshironte të merrte vëmendjen e vizitorëve me një kryevepër e njohur nga të gjithë.

Salvator Mundi

Por që nga ai moment, piktura e artistit fiorentin u zhduk.  Një ekspozitë që duhej të zhvillohej pikërisht për nder të kryeveprës që portretizon figurën e Jezu Krishtit, nuk u zhvillua dhe arsyeja e anulimit ishte shqetësuese: nuk dimë ekzaktësisht ku ndodhet.

Por ja që fansat e veprës së Da Vincit dhe portalet e specializuar kanë arritur të vërtetojnë se piktura është në gjendje të mirë dhe nuk është vjedhur siç mendonin disa, por me siguri nuk ndodhet në një muze, dhe as në tokë.  

Princi saudit Mohammed Bin Salman

Salvator Mundi sipas disa dëshmitarësh gjendet në fakt në jahtin luksoz të princit saudit Mohammed Bin Salman, trashëgimtarit të vendit arab.

Disa spekulime ekzistonin edhe më parë, por tani po vijnë edhe konfirmime të besueshme.

Dhe në fakt, vendi ku ndodhet Savator Mundi nuk është më pak prestigjioz. Jahti “Serene”, i cili ndodhet për momentin në Egjipt,  është i gjatë 135 metra dhe ka kushtuar rreth 800 milionë dollarë.

Muzeu i Al-Ula në ndërtim

Shpenzimet e tepërta në luks dhe art ndoshta kanë shtyrë princin të fsheh blerjen e kushtueshme, por sipas të njëjtave burime vepra nuk do të rrijë gjatë në det, por do të transferohet në një muze që pritet të përurohet në Al-Ula të Arabisë Saudite.

Shkarkoni aplikacionin e A2