Lufta “njerëzore” e demave – A2

Lufta “njerëzore” e demave

Dyluftimi mes demit dhe toreadorit brenda në arenë, por edhe vërshimi i demave në rrugët e qyteteve me guximtarët që përpiqen t’i ikin me vrap, kanë tërhequr gjithmonë kritika, sidomos në vitet e fundit, nga ata që mbrojnë të drejtat e kafshëve.

Por në Kenia, një traditë e lashtë, tashmë e kthyer në sport, konsiderohet nga vendasit si një luftë “njerëzore” demash, pasi kafshët nuk abuzohen dhe nuk lëndohen. Edhe pse demat, aty, ndeshen me njëri tjetrin, të paktën, sipas organizatorëve, nuk lëndohen nga njerëzit.

Fotografi britanik Duncan Moore sjell fotot e aktiviteteve të ndryshme të zhvilluara me demat, pasi vendasit synojnë ta shndërrojnë këtë në një sport të njohur dhe të kontrolluar, duke organizuar edhe turne.

Shkarkoni aplikacionin e A2