Matura Shtetërore, nxënësit: Testi, i vështirë; Opozita: Teza doli

Të lodhur, konfuzë, por mes tyre dhe të sigurtë për mënyrën si shkoi provimi i dytë i maturës.

Gjuha shqipe dhe letërsia nuk ka qenë aspak e lehtë tregojnë maturantët, pasi kanë dalë nga testimi. Këtë vit kishin 10 pyetje alternative më tepër, por më të vështira u janë dukur ato me zhvillim.

36 mijë maturantë në gjithë vendin, nisën provimin në orën 10:00. Por, 90 minuta pas fillimit të testimit ish-deputeti Luciano Boçi publikoi disa nga pyetjet e provimit, ndërsa e ka cilësuar krim shtetëror daljen e tezës. Maturantët në shkollat e Tiranës pranojnë se teza e dalë ishte e njëjtë me pyetjet që zhvilluan, por tregojnë dhe se ku i mbajtën telefonat gjatë provimit.

“Na i morën të gjitha pajisjet elektronike”, thonë nxënësit.

Kur bëhet fjalë për të ndihmuar shokët, kodet e tyre zor se mund të kapen: “Me gishta u kuptuam”.

Ky nuk është viti i parë që teza e provimeve të maturës del gjatë kohës kur nxënësit janë në provim. Edhe një javë më parë, Ministria e Arsimit, pas rastit me gjuhën e huaj, deklaroi se opozita po e politizon procesin duke dëmtuar maturën.

Ndërkohë, për herë të parë këtë vit testet e maturantëve do të korrigjohen në mënyrë elektronike.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN