Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Nisin konsultimet për datën e re të zgjedhjeve. Meta takon aleatët e Bashës

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 19:24 | Politikë
Nisin konsultimet për datën e re të zgjedhjeve. Meta takon

Ka nisur pasditen e së mërkurës, në orën 19:00, në ambientet e Presidencës, takimi i parë konsultativ i Presidentit Ilir Meta me krerët e partive politike për caktimin e një date të mundshme të zgjedhjeve.

Janë 5 aleatët e Bashës që i bënë thirrje Presidentit për ta shtyrë datën e zgjedhjeve, ata që kanë nisur të parët konsultimet. Rreth orës 19:00 kanë mbërritur në zyrën e Ilir Metës aleatët Vangjel Dule, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Arian Madhi në vend të Fatmir Mediut dhe Agron Duka.

Takimi ka përfunduar pas rreth 30 minutash.

Ishte një takim shumë miqësor dhe u munduam që të sqarojmë këtë situatë. E falënderuam për këtë që ka bërë për zgjidhjen e krizës, por gjykojnë se si takimi i parë në këtë situatë kaq të rëndë, idetë janë të përgjithshme. Aksioni opozitar nuk mund të reduktohet. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i një analize tjetër, çfarë duhet të bëjmë që zgjedhjet të jenë të pranueshme. Është bërë një hap i vogël në rrugën e duhur. Data do të dalë nga marrëveshja politike”, deklaroi Dashamir Shehi pas takimit.

Këta aleatë i kanë bërë thirrje herë pas here Presidentit që të mbledhë një tryezë për të zgjidhur krizën politike dhe ishin ata që në 6 qershor i bënë thirrje Presidentit për të shtyrë datën e zgjedhjeve me 6 muaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu