Rama: Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë President

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Ilir Meta me veprimin e kryer e ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrën e Presidentit të Republikës.

Këtë deklaratë, kreu i qeverisë e bëri gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Divjakës.

“Kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, një vepër papërgjegjshmërie dhe një vepër që nuk mund të pranohet dhe të tolerohet. Ilir Meta e ka humbur të drejtën që të qëndrojë në zyrën e Presidentit të Republikës përsa kohë që fuqia e popullit sovran është te Parlamenti dhe përsa kohë Parlamenti ka jo vetëm të drejtën, por detyrën që të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN