Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rusi, lirohet gazetari investigativ, u akuzua për drogë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 08:25 | Bota
Rusi, lirohet gazetari investigativ, u akuzua për drogë

Autoritetet ruse kanë lënë të lirë gazetarin investigativ Ivan Golunov dhe rrëzuan akuzat për trafikim narkotikësh që ishin ngritur ndaj tij. Arrestimi i gazetarit që hetonte raste e korrupsionit në bashkinë e Moskës, shkaktoi një protestë të qytetarëve dhe një reagim të menjëhershëm të mediave kryesore që dolën në mbështetje të tij.

Ivan Golunov, ndërsa dilte nga stacioni i policisë, iu premtoi të gjithë të pranishmëve se do të vijonte punën e tij si gazetar investigativ.

Ministri i Brendshëm Vladimir Kolokoltsev u shpreh se nuk fajësia për trafik droge për gazetarin nuk u provua dhe se një hetim i brendshëm do të fillojë shumë shpejt.

“Vendimi për ta liruar erdhi pas testeve biologjike, gjenetike dhe marrjes së shenjave të gishtërinjve”, shtoi ministri.

Ministri Kolokoltsev gjithashtu deklaroi se do t’i kërkojë presidentit Putin shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë policisë në Moskë që u përfshinë në arrestimin e gazetarit Golunov.

A2 CNN Livestream

Dita jonë