Shfuqizimi i datës së zgjedhjeve, Hazizaj: Jo në Kushtetutë, por i moralshëm

Nëse i gjithë debati politik ka ngecur tek argumentimi ligjor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, konstitucionalisti Sokol Haziaj e sheh zgjidhjen te Kushtetuta.

Jemi para një konflikti pas një akti që ka prodhuar Presidenti i Republikës, i cili nuk njihet si detyrim i parashikuar në Kushtetutë, por garanton raportet e shumicës në procesin zgjedhor.

“Ai që i vë vulën qenësisë apo jo qenësisë, mënyrës, formës dhe përmbajtjes së shkarkimit të Presidentit, është Gjykata Kushtetuese. Pse detyrimisht një Kuvend, i cili është vetë në pikëpyetje, për shkak të mungesës së përgjegjësisë së parlamentarizmit në Shqipëri, një Kuvend që nuk e ka realizuar 140 kuorumin e vetë. Pse e fut në këtë lloj kleçke që nuk është e karakterit juridik, por është kleçkë e pamundësisë politike për të zgjidhur gjërat?!”, thotë Hazizaj.

Për shakë të rastit që sjellë konflikte, Hazizaj thotë se nuk duhet të pranohet që “topi” t’i kalojë Gjykatës Administrative për një akt me karakter të përgjithshëm të Presidentit, efektet e të cilit nuk shtrihen te një individ.

“Akti i prodhuar nga Presidenti për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, ndonëse nuk është i parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj, është i moralshëm për shkak të parashikimit të barazisë së shtetasve në procesin e votimit”, thotë Hazizaj.

Hazizaj bënë me faj politikën, pasi sipas tij, sot asnjë nga organet publike, përfshirë edhe Presidentin e Republikës nuk po i ushtron funksionet publike.

“Në momentet të veçanta, Presidenti nuk i ushtron funksionet e tij. Për më tepër i intensionuar nga qeveria, pse jo edhe nga Kryeministri dhe me radhë, kryetari i opozitës rren mbas disa gjërash që nuk janë pjesë e konfliktit politik”, tha konstitucionalisti. Hazizaj lëshon një apel që krerët e vendit të ulen e të lexojnë vet të drejtat dhe detyrimet kushtetuese që ju ka dhënë pushteti. “Mjafton të ulen dhe ta lexojnë vetë, të mos presin nga të tjerët”.

Shkarkoni aplikacionin e A2